Kjo e hene ka thelluar luften brenda Partise Demokratike, te ndare tashme zyrtarisht ne dy kampe. Enkelejd Alibeaj, i cili ka me vendim te gjykates vulen e PD ka dorezuar sot kerkesen per regjistrimin ne zgjedhje, por nje gje e tille nuk eshte pritur mire nga grupi i Berishes.
Deputeti Edi Paloka ka reaguar ashper pasi grupimi i Alieajt dorëzoi kërkesën për regjistrim në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në një postim në rrjetet sociale Paloka ironizon faktin që kërkesa mbante firmën e Lulzim Bashës si kryetar partie, kur në fakt ai është dorëhequr nga ky funksion prej një viti.
“Qe Kushtetuta , Kodi, ligji dhe gjithe procedurat ligjore do vazhdojne te shkelen per te cuar deri ne fund qellimin e Rames , nuk ka asnje dyshim”, thekson Paloka.
POSTIMI I PLOTE
Alibashet paskan derguar sot letra ne KQZ per te regjistruar grupimin e tyre .
“Kryetar i partise” ne letrat qe kane derguar rezulton … “ i dorehequri” prej nje viti, vete L.B.
Qe Kushtetuta , Kodi, ligji dhe gjithe procedurat ligjore do vazhdojne te shkelen per te cuar deri ne fund qellimin e Rames , nuk ka asnje dyshim.
Edhe qe alibashet do legenosen deri ne fund per te realizuar sherbimin e paguar ndaj Rames per shkatrrimin e opozites, nuk ka me asnje dyshim.
Une kisha vetem nje pyetje per ata deputete qe publikisht shpallen se nuk e njihnin me L.B si kryetar dhe “e detyruan “ te dorehiqet, cfare do te bejne tani , apo nderi dhe dinjiteti nuk kane me asnje vlere ?