Qetësor Ferunaj dhe Kiara Tito janë përplasur në ditën e parë të futjes së fituesit të Big Brother 2 brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kiara u përplas fillimisht me aktoren Olta Gixhari, ndërsa kjo e fundit shkoi t’ia tregonte situatën Qetësorit. Më pas, erdhi reagimi i Qetësorit, por ndërhyri dhe këngëtari Luiz Ejlli. Ky i fundit tha se Qetësori nuk ka qenë fare pjesë e shtëpisë më parë ndaj nuk ka të drejtë të flasë për gjëra që kanë ndodhur para se të futej ai.
Pjesë nga biseda:
Qetësori: Kiara, nuk mendoj, më dëgjo se…
Kiara: Çfarë lidhje kishte ti këtu, nuk ke qenë fare këtu sot, kur të jesh prezent në një situatë atëherë përfshihu
Luizi: Kjo ngjarje ka ndodhur para se të hysh ti prandaj nuk ke të drejtë me fol.
Kiara: Duhet të marrë leje t’iu ndërhyj. Dua të ndërhyj, ti ishe duke folur si perëndeshë aty dhe unë isha këtu