Kryeministri Edi Rama paralajmëroi në Kuvend shpalljen e emrave të tjerë “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vetëm dy ditë pas deklaratës së fortë, ai është tërhequr.
Këtë mëngjes, kreu i qeverisë e ka nisur me një kthesë në deklaratën e tij të bërë në Kuvend të enjten, teksa shkruan se nuk ka paralajmëruar “non grata”.
“Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon”, shkruan sot Rama në twitter.
Nderkohe, kujtojmë se në seancën maratonë të së enjtes, po fliste në mocionin me debat për çështjen McGonigal, kreu i qeverisë foli për “byrektoren që vazhdon punën dhe furrën e rindezur”.
“Këtu tani rrugët ndahen më shumë dhe më qartë se asnjëherë tjetër, unë në punët e mia si kryeministër, ju në rrugën e revolucionit. Ju presim në 14 maj, suksese në jetë dhe deri atëherë kujdes se byrektorja vazhdon punën, gjiza ka arritur dhe okllaia po shtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Pas kësaj deklarate “Lapsi.al” i është drejtuar ambasadës së SHBA në Tiranë me pyetjen: Kërkojmë një koment nga ju për deklarimin e kryeministrit Rama në Kuvend se do këtë një non-grata tjetër”, u shpreh dje kreu i qeverisë.