Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Apelit për vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se “akti i paralajmëruar i Ramës përmes gjykatës, nuk e ndryshon dot fatin e tij.”
Sipas tij, kryeministri është tmerruar nga zgjedhjet, do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj, shumë herë më të motivuar e më të organizuar se kurrë më parë.
“Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij.
Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë.
Fitorja nuk ndalet!”, shkruan Meta.