Prapaskena

Pa kategori

Shënjestra nuk ishte Skura/ Detajet nga plagosja në Librazhd, Biçaku qëlloi me armë drejt…

Publikuar: 22/02/2023

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e djeshme në Librazhd, ku u plagos me armë zjarri në këmbë 35-vjeçari Shpëtim Skura.

Autori ishte 27-vjeçari Albi Biçaku, i njohur si problematik në zonë, i cili qëlloi me armë zjarri pistoletë që nga makina e tij drejt kafenesë ku ishte i ulur Skura dhe u largua më pas.

Burime bëjnë me dije se qëllimi i Biçakut dyshohet të ketë qenë të sulmonte biznesin, por një nga plumbat ka kapur Skurën që ishte një klient rastësor.

I plagosuri ka qenë në tavolinë me shokun e tij të punës dhe sapo ishin kthyer nga Durrësi po pinin kafen e mbrëmjes. Ne atë moment ka ardhur autori me një makinë tip “Audi” dhe ka qëlluar një herë me pistoletë, duke plagosur 35 vjeçarin.



Më të lexuarat