Prapaskena

Pa kategori

Dyshohet se ka përdhunuar të miturën, autoritetet britanike publikojnë foton e “shqiptarit të rrezikshëm”

Publikuar: 20/02/2023

Autoritetet britanike kanë publikuar foton e pesë personave të shpallur në kërkim për krime të rënda, mes tyre edhe një i ri shqiptar.

Bëhet fjalë për shqiptarin Ron Domi, i cili është rreth 20-25-vjeç, me flokë të errëta, mjekër dhe i dobët.

Ai dyshohet për krimin e rëndë të përdhunimit të një fëmije. Sipas autoriteteve në Britani, Domi ka lidhje me persona në Edmonton, në veri të Londrës si dhe me komunitetin shqiptar aty.

Ron Domi, i cili njihet edhe me pseudonimin Alex Brussels, dyshohet si autor i kirmit të rëndë të ndodhur në Luton, të dielën e 23 tetorit.

Policia britanike i ka bërë thirrje qytetarëve që e shohin atë, të mos i afrohen por të telefonojnë menjëherë autoritetet.



Më të lexuarat