Prapaskena

Pa kategori

Iku se rrahu Luizin, Kejvina Kthjella thyen heshtjen: Shyqyr që dola nga ajo çmendinë

Publikuar: 27/01/2023

Kejvina Kthella ka reaguar për herë të parë, pas skualifikimit nga shtëpia e ‘Big Brother Vip’. Modelja thotë se nuk është penduar që është bërë pjesë e BBV.

Ajo shkruan se shpulla e saj ndaj Luizit s’i shkaktoi atij asnjë plagë, ndërsa nga ana tjetër thotë se e ndihmoi që të dalë nga ajo ‘çmendinë’ siç cilëson shtëpinë e BBV. Sipas Kejvinës u gjykua shpulla e saj si ‘bomba e Hiroshimës’.

Kejvina nuk e ka parë të arsyeshme sërish që të bëj një falje publike ndaj Luizit, përkundrazi ajo ka zgjedhur të ironinë në lidhje me fansat e tij, për të cilët thotë se të vetmit që u lënduan nga shpulla, janë ato.


Kujtojmë që Kejvina u skualifikua nga loja, pasi gjatë një debati me Luizin në Prime, ajo e goditi me shpullë, një pamje që nuk u transmetua në ekran, por u publikua më pas në portale, çka e penalizoi përfundimisht.



Më të lexuarat