Pa kategori

Ngjitur me Ramën! Zyrat e kompanisë së McGonigal-it në Shqipëri, fare pranë Kryeministrisë

Miqësia e kryeministrit Edi Rama dhe ish- zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, që akuzohet në SHBA për pastrim parash dhe shkelje të sanksioneve ndaj Rusisë rezulton “më e ngushtë” sesa e ka pranuar edhe vetë kryeministri.

Aq afër ka dashur të jetë me kreun e qeverisë, saqë McGonigal, i ka marrë zyrat e biznesit të tij në Shqipëri fare pranë Kryeministrisë.

Zoom.al gjeti ne QKB dokumentet që provojnë se ai ka krijuar nje kompani bashkë me ish-agjentin e SHISH-it, Agron Neza.

Nga dokumentet e siguruara nga Qendra Kombëtare e Biznesit, McGonigal është aksioner dhe administrator në shoqërinë “Law Office and Investigation”. Zyrat fizike të biznesit kanë këtë adresë: Rruga “Ismail Qemali” Pallati “Fratari”, Apt 84, Tiranë.

Siç mund ta shihni edhe në imazhin e mëposhtëm, distanca mes biznesit në fjalë dhe Kryeministrisë është jo më pak se (mesatarisht) 5 minuta.

Marrë nga Google Maps

Kompania e tij merret kryesisht me kontrata në fushën e biznesit të naftës. Sipas mediave amerikane ai ka marrë nga një person në Shqipëri 225 mijë Usd për të lobuar kundër disa kompanive të naftës dhe shqiptari ka pasur përfitime direkte nga një kompani kineze ku ai ishte i punësuar. Opozita thotë se ai është Dorian Duçka, ish-zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë në qeverinë Rama deri në 2015, një dikaster që në atë kohë drejtohej nga Damian Gjiknuri.

Lidhja me Ramën dhe përfshirja e emrit të këtij të fundit në dosjen hetimore

Sipas drejtësisë amerikane, McGonigal, fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarë.

Në zbardhjen e akuzave ndaj McGonigal; CNN shkruan se në një takim ai i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin e fushës së naftës në Shqipëri për kompanitë ruse të frontit”.

Në muajin shtator, kur fillimisht u përfol lidhja e mundshme e MCGonigal me Shqipërinë, kreu I qeverisë shqiptare pranoi njohjen me ish-zyrarin e FBI-së, por mohoi lidhjet e dyshimta me të.

“Bëhet një fjalë për një çështje që është në SHBA, që nuk ka lidhje me mua, që nuk ka lidhje me qeverinë shqiptare s’ka asnjë biznes të çfarëdollojshëm. Se me këtë teori, ne i biem që mos të takojmë askënd, sepse nesër dikush mund të ketë një problem me drejtësinë në vendin e vetë, po kjo është një çmenduri”, u shpreh Rama.

Por, përveç pastrimit të parave, McGonigal, akuzohet se në periudhën që drejtonte hetimet për oligarkët rusë në FBI, punoi për të hequr sanksionet ndaj Oleg Deripaska, dhe se mori para prej tij në vitin 2021 për të hetuar një oligark rival. Opozita thotë se ai u pagua nga Rama edhe për të vëzhguar dhe hetuar lobistët e PD në SHBA

Postet e fundit

Alibeaj mbledh kryesinë e grupit të PD-së, të pranishëm vetëm Pampuri dhe Agalliu

prapaskena

Në shtëpinë e presidentit: Ja çfarë thonë fqinjët për Bajram Begajn

prapaskena

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Koldiana Lala: Në vendngjarje ishte edhe ushtari i Dumanit

prapaskena