Politikë

Lidhja e ish-drejtorit të FBI me Shqipërinë, Gjiknuri: Tymnajë e opozitës për të mbuluar 21 Janarin! Drejtësia amerikane e ka zbardhur çështjen

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri i ka konsideruar tymnaja lajmet se ish-drejtori i FBI i arrestuar në Amerikë është ndikuar nga autoritetet shqiptare. Në një konferencë për mediat, numri dy i socialistëve u shpreh se drejtësia amerikane e ka zbardhur çështjen.

“Kjo është një tymnajë e ngritur nga opozita shqiptare për të sfumuar këto ngjarje dhe faktet e reja që kanë dalë për 21 Janarin. Gjithmonë ngrihet një alibi që gjoja ka më tepër rëndësi se vrasja e qytetarëve të pafajshëm. Drejtësia amerikane e ka zbardhur atë çështje.

Ngjarjet e Shqipërisë, ato që përmenden, nuk faktojnë përfshirje të autoriteteve shqiptare. Përsa i përket asaj të Nik Muzin, rasti i Muzin i është nënshtruar drejtësisë amerikane dhe askush nuk e ka hedhur poshtë që paratë kanë qenë ruse. Ka një vendim të drejtësisë amerikane, janë zbardhur dhe dokumentet.

Në vetëvete, problemi ka të bëjë me sa drejtë e ka zbatuar detyrën një zyrtarë i lartë i SHBA. Nuk ka faj kryeministri i Shqipërisë se ka takuar një zyrtar të lartë të FBI. Çdo politikan do e bënte. Nuk ka lidhje me Shqipërinë, por është cënuar interesi i SHBA”, u shpreh Damian Gjiknuri.

I akuzuar në dy çështje të veçanta penale në Nju Jork dhe Uashington, ish-drejtori i Kundërzbulimit në FBI Charles McGonigal, dyshohet se ka marrë pagesa nga oligarku rus Oleg Deripaska në mënyrë ta largonte atë nga lista e sanksioneve dhe, në rastin tjetër, të ketë marrë pagesa nga një agjent shqiptar, për të hapur një hetim penal për një shtetas të Shteteve të Bashkuara.

Postet e fundit

Rama e shkarkoi, ministri Manja padit në SPAK drejtoren e agjencisë së trajtimit të pronave, e përfshirë në skema abuzimi

prapaskena

“Sot fillon një fazë e re”, Varhelyi mesazh qytetarëve shqiptarë: Ju duam në familjen europiane

prapaskena

Berisha thirrje të fortë ndërkombëtarëve: Mos e mbështesni Ramën, Shqipëria s’do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të qytetarëve

prapaskena