Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se SPAK duhet të nisë hetimet ndaj Edi Ramës për lidhjet me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI.
Kjo, sipas tij Spahiut e bën Shqipërinë shtetin e parë në Evropë që ka 3 kryetarët e partie kryesore në hetim për akuza të rënda dhe për të tria bëhet shkak SHBA.
“E para dosja zyrtare e Metës për lobim në SHBA që ka deklaruar zyrtarisht Arben Kraja; kemi Lulzim Bashën për çështjen e aferës për lobimin rus dhe kemi Edi Ramën për të njëjtën gjë, që ka financuar një zyrtar të lartë të FBI”, tha Spahiu.