Krim & KorrupsionKryesorePolitikëPrapaskena

Oligarku rus që korruptoi ish zyrtarin e FBI bleu edhe Damian Gjiknurin, si e mori HEC-in e Shushicës, Oleg Deripaska ortak me Idajet Ismailajn e Alb Star. Si kanë depërtuar njerëzit e Putinit në Tiranë

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së në Nju Jork Charles McGonigal është arrestuar për lidhjet e tij me një oligark rus Oleg Deripaska, një miliarder rus i cili është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara.

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së akuzohet për shkelje të sanksioneve ndaj Oleg Deripaska, një oligark i besuar i Putinit, i akuzuar për sabotim dhe ndërhyrje në zgjedhje në vende të tjera sipas direktivave të Moskës.

Oleg Deripaska ka depërtuar në heshtje edhe në Shqipëri, madje duke futur në dorë pasuri të rëndësishme publike, përmes ortakërisë me oligarkët tanë dhe korruptimit të zyrtarëve dhe ish zyrtarëve publikë.

Konretisht, Damian Gjiknuri, kur ishte ministër i Energjitikës, i ka dhënë Oleg Deripaskës hidrocentralin e Shushicës, përmes kompanisë Trema Engineering 2 me nipt: K21401004R, të cilën oligarku rus e kontrollon me anë të një kompanisë Stratbag AG në Austri.

Përfaqësuesit e oligarkut të Putinit tek kompania e tij në Shqipëri, janë Enis Kariqi dhe Eduart Gjana.

Ortakt me kompaninë e Oleg Deripaskas në hidrocentralin e Shushicës është edhe kompania GR Albania si dhe kompania ALB – STAR e oligarkut Idajet Ismailaj, i cili kontrollon një rrjet kompanish me aktivitet të dyshimtë në Shqipëri.

Sgoqëria SHUSHICA HYDROPOWER (nipt L71729019M) është themeluar në maj 2017, pasi sekserët e oligarkut rus kanë futur në ‘thes’ ministrin e Energjitikës Damian Gjiknurin (2013-2019).

Se ai i jepte lejet për HEC-e Gjiknuri, edhe në zona të mbrojtura, e ka zbuluar vetë Edi Rama.

Kur Edi Rama e zëvëndësoi Gjiknurin në dhjetor 2018 me Belinda Ballukun, Rama dhe Balluku nisën një aksion për shfuqizimin e lejeve për HEC-e që kishte dhënë Gjiknuri me Koli Belen, duke i shpallur si korruptive.

Por, Oleg Deripaskasa dhe Idajet Ismailaj ishin shumë të fortë financiarisht, duke e thyer me lehtësi aksionin anti korrupsion të qeverisë kundër Gjiknurit.

Ndërsa SHBA arreston ish zyrtarë të lartë të SHBA vetëm se kanë tentuar të ndihmojnë oligarkun rus Oleg Deripaskan për ta hequr nga lista e zezë e SHBA, zyrtarët e Tiranë i japin hidrocentrale, por edhe tendera.

Ish agjenti i FBI, Charles McGonigal

54-vjeçari McGonigal, 54 vjeç akuzohet për shkelje të sanksioneve të SHBA-së pasi ishte përpjekur të hiqte Deripaskën nga lista “non grata”. McGonigal është një nga ish-zyrtarët e rangut më të lartë të FBI-së i akuzuar ndonjëherë për një krim të tillë. Madje McGonigal dhe përkthyesi Shestakov akuzohen se ranë dakord në vitin 2021 të hetojnë një oligark rival rus në këmbim të pagesave nga Deripaska.

Ex-FBI official arrested for alleged money laundering, Russia sanctions, taking money from former foreign agentIsh agjenti i FBI, Charles McGonigal

McGonigal dhe Shestakov akuzohen për marrjen e pagesave përmes kompanive guaskë dhe falsifikimin e nënshkrimeve për të mbajtur të fshehtë që Deripaska po i paguante ata. Të dy përballen me akuza për pastrim parash përveç akuzës për shkelje të sanksioneve. Secila nga 4 akuzat mbart një dënim maksimal prej 20 vjetësh burgim.

Dosja e FBI për McGonigal

“FBI është e angazhuar për zbatimin e sanksioneve ekonomike të krijuara për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë, veçanërisht kundër aktiviteteve armiqësore të një qeverie të huaj dhe aktorëve të saj”, tha në një deklaratë ndihmësdrejtori i ngarkuar i FBI-së, Michael Driscoll. “Oligarkët rusë si Oleg Deripaska kryejnë ndikim malinj global në emër të Kremlinit dhe janë të lidhur me akte ryshfeti, zhvatjeje dhe dhune” – shtoi ai.

Pas largimit nga FBI, McGonigal punoi për mandatin rus të naftës, Deripaska përmes një firme ligjore që përfaqësonte atë. Ai fitonte të paktën 25 mijë dollarë duke punuar si “hetues” për firmën ligjore. Më pas McGonigal punoi drejtpërdrejt për Deripaska, duke marrë një pagesë fillestare prej 51 mijë dollarësh dhe më pas pagesa prej 41 790 dollarë çdo muaj për 3 muaj nga gushti 2021 deri në nëntor 2021.

PHOTO: In this June 4, 2021 file photo Oleg Deripaska listens during a panel session in St. Petersburg, Russia.
Miliarderi rus Oleg Deripaska

Ai u thoshte miqve se po punonte për “një djalë të pasur rus” dhe theksonte se puna e tij ishte e ligjshme. Në bisedat për Deripaskën, ai shpesh përmendej nga McGonigal dhe Shestakov si “djaloshi i madh” dhe “ju e dini se kush”.Zyra e Prokurorit të SHBA në Uashington, DC, hapi një çështje të veçantë ndaj McGonigal me akuzën se ai kishte marrë 225 mijë dollarë në cash nga një individ me interesa biznesi në Evropë, të cilin McGonigal e dinte se ishte një punonjës i një shërbimi të huaj inteligjence.Aktakuza me 9 pika pretendon midis gushtit 2017 dhe shtatorit 2018, që çoi në daljen e tij në pension nga Zyra e FBI-së në Nju Jork, McGonigal fshehu nga byroja marrëdhënien e tij me këtë ish-oficer të huaj të paidentifikuar të inteligjencës. Personi cilësohet si shtetas shqiptar i punësuar nga një konglomerat energjetik kinez.

Ky person më vonë “shërbeu si burim i FBI-së në një hetim penal që përfshinte një lobim politik të huaj” mbi të cilin McGonigal kishte një rol mbikëqyrës.

Një avokat i McGonigal nuk iu përgjigj kërkesës së ABC News për të bërë një koment.Deripaska, një manjat i aluminit, ishte mes 20 rusëve të sanksionuar në vitin 2018 nga Departamenti i Thesarit si ndëshkim për “aktivitetet e vazhdueshme dhe gjithnjë e më keqdashëse të qeverisë ruse në botë”.

FBI kontrolloi shtëpitë e tij në Nju Jork dhe Uashington në vitin 2021. 55-vjeçari Deripaska ka një pasuri prej 1.7 miliardë dollarësh, sipas Listës së Miliarderëve të Forbes. Megjithatë ai thuhet se kishte rreth 7 miliardë dollarë në vitin 2018, vit kur iu vendosën sanksionet nga SHBA.

 

 

 

 

 

 

 

Postet e fundit

Inceneratori i Tiranës, Monika Kryemadhi në SPAK

prapaskena

E paprecedentë/ Emirjana Sako dhe Shpëtim Hidri, reprezalje në varrezat e Durrësit; i trajtojnë ‘si ndërtim pa leje’

prapaskena

Gazetari e “gozhdoi” me pyetje për Ulsi Manjën, ja përgjigja epike që i dha Rama

prapaskena