Show Biz

“Dorëzohet” Olta para Luizit? Aktorja: Zihem e grihem me atë por ai meriton fitoren

“Tomy and Jerry” i shtëpisë së Big Brother Vip, pa dyshim që janë Olta dhe Luizi. Këngëtari nuk pranon kur ka të drejtë Olta dhe aktorja nuk pranon kur ka të drejtë Luizi, duke bërë që debatet mes tyre të jenë të vazhdueshme dhe në njëfarë mënyre duke mbajtur “gjallë” atë shtëpi.

Së fundmi, teksa ishin duke biseduar në oborrin e shtëpisë, Olta për herë të parë pranoi para banorëve të tjerë se Luizi e meriton finalen dhe se do të fitojë madje. E dalë kjo nga goja e aktores, është e pabesueshme në këtë pikë të lojës.

“Zihem e grihem me Luizin, por ai e meriton finalen. E meriton me gjithë gjërat që ka bërë. Është formati i tillë, bën lëmsh shtëpinë ai, krijon situata. Ai do të fitojë”, është shprehur Olta.

Postet e fundit

40 mijë dollarë nata? Revoltohet modelja e njohur shqiptare: Na hëngshi m… ne vajzave që ikim në Dubai

prapaskena

Pse Vladimir Putin po shkon drejt një humbjeje historike

“Njerëz pa tru dhe moral”/ Noizy reagon sërish pas sherrit të “bujshëm”: Jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari

prapaskena