Prapaskena

Aktualitet

Ambasadorja e BE takon Altin Dumanin: Prioritet mbeten lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

Publikuar: 24/01/2023

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri Christiane Hohmann ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e ri të SPAK, Altin Dumanin. Lajmin e ka bërë me dije vetë shefja e diplomacisë euroiane në tiranë, ku zbardh dhe detajet nga bisedat.

Në fokus të bisedës së tyre ishin lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar që ndikojnë në avancimin e procesit të anëtarësimit në BE.

“Bisedë e mirë me Kryeprokurorin e ri të SPAK, Altin Dumani. BE mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv. Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet çështje kyçe për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, tha ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann.

Më të lexuarat