AktualitetKryesore

Me paruke dhe në fshehtësi, a ka takuar Ahmetaj një prokuror të SPAK?

Në ditët kur të gjithë shqiptarët përgatiteshin për ndërrimin e viteve, duke bërë blerjet e fundvitit, gatuar e planifikuar ku do të festonin, Arben Ahmetaj kishte një hall tjetër.

Fundi i 2022 e zuri në qendër të një cikloni akuzash, pasi publikimit të faturave të pagesave që Klodian Zoto kishte bërë për qëndrimet në hotele luksoze të ish-ministrit.

Ekspozimi i këtyre faturave e ka vendosur Arben Ahmetajn që të lëvizë të gjithë gurët në mënyrë që t’i shmanget hetimit nga drejtësia.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se ditët e fundit të dhjetorit, Ahmetaj është takuar në një ambient tepër diskret me një prokuror të rëndësishëm të SPAK. Burimet shtojnë se organizatori i këtij takimi mendohet të ketë qenë një ish-kryeprokuror i përfolur fort nga politika.

Takimi është realizuar në fshehtësi të plotë, aq sa burimet thonë se Ahmetaj është shfaqur i maskuar e me paruke përpara se të shkonte në takim.

Fokusi i takimit mes Ahmetajt dhe prokurorit të SPAK, sipas burimeve, ka qenë mbyllja e hetimeve ndaj ish-Ministrit të Financave.

Ahmetaj akuzohet se ka përfituar pagesa të biletave të udhëtimit dhe pagesa të tjera të hoteleve nga shtetasi në kërkim, Klodian Zoto, por këto fatura nuk janë përfshirë në dosjen e hetuar nga dy prokurorët, Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi.(Voxnews)

Postet e fundit

Ekspertja okulte zbulon politikanët dhe artistët shqiptarë të lidhur me magjinë e zezë

prapaskena

“Kërkova 200.000€”: Dumani tregon atentatin ndaj drejtorit të Wilson, zbulon aplikacionin e ri të bandave

prapaskena

Vrasja e Ruzhdi Hoxhës, ‘makina e krimit’ ende e zhdukur, kamerat filmuan vëllanë e autorit me qese të zezë në dorë

prapaskena