AktualitetKrim & KorrupsionKryesore

Kundër SHBA-ve dhe pro drogës / Pse duhen arrestuar Ardian Koni e Faraudin Arapi që paguhen nga shteti për të ruajtur pasuritë e krimit, një kujtesë për AMA-n që nuk i heq liçencën TV-së së trafiqeve dhe listës së zezë

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka për objekt kryesor të veprimtarisë administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara me vendim të gjykatës, administrimin e pasurive të bllokuara, sekuestruara, dhe administrimin e pasurive të tjera, të cilat janë produkt i veprave penale apo të lidhura me to dhe administrimin e provave materiale të konfiskuara dhe shitja e tyre”.

Kjo është pika kryesore e punës së AAPSK, por a po e bën siç duhet punën kryeadministratori i saj Adrian Koni?

Pak kohë më parë agjensia mori në administrim asetet e Ylli Ndroqit ku administrator u vendos Farudin Arapi, famëkeqi i firmave piramidale, i cili duket se është bosi i drogës. 

Ndërkohë që asetet e Ndroqit janë të sekuestruara, nga ana e agjensisë nuk është bërë e ditur asnjë sinjalizim për shkelje të subjektit që po menaxhojnë asetet ndërkohë që ne po bëjmë disa.

A po verifikohet mënyra e pagesës së punonjësve?

A po jepen pagesa nën dorë, prejardhja e të cilave nuk dihet?

A po vijojnë shantazhet “nën hundën” tuaj, krim për të cilin e ka akuzuar dhe Ambasada Amerikane si dhe SPAK?

Z. Koni, e mendoni se do të jeni së bashku me Farudin Arapin të akuzuar nga SPAK si bashkëpunëtorë me veprimet apo mosveprimet tuaja, në shantazhet që po bën biznesi i sekuestruar Ora News në drejtim të Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucioneve të tjera, biznesmenëve të ndryshëm etj?

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, a është informuar për institucionin që ka në varësi, nëse po e bën siç duhet detyrën e tij, ku pavarësisht sekuestros, shantazhet që burojnë prej tij vijojnë të jenë prezente?

Mediat do të ndjekin hap pas hapi punën e këtij institucioni, e vetmja gjë që shikon në faqen e tij zyrtare, janë thjesht shpërndarjet e punës së ministrisë.

Ne sugjerojmë të bëni njëherë punën tuaj siç duhet, pastaj reklamoni të drejtorive të tjera që ndryshe nga ju, bëjnë punën siç duhet.

Këtë herë po bëjmë vetëm pyetje në pritje të përgjigjes, por në artikujt e tjerë do të ndjekim punën tuaj hap pas hapi.

AMA

Autoriteti i Mediave Audiovizive, duke shpërdoruar detyrën, nuk po merr masa për t’i hequr licensën Ylli Ndroqit, alias Xhemail Pasmaçiut, i dënuar si trafikant kokaine.

Për të hapur televizion duhet të dorëzosh dëshmi penaliteti dhe dëshmia e penalitetit që ka dorëzuar Ylli Ndroqi, është false.

Në kushtet kur SPAK dhe gjykata ka konfirmuar aktivitetin kriminal të Ylli Ndroqit dhe identitetin e tij të rremë, pse AMA nuk i heq licencën?

Faraudin Arapi 

Farudin Arapi është vendosur kohët e fundit si administrator në disa kompani që kanë lidhje me krimin, trafikun ndërkombëtar të drogës dhe të etiketuara si gjobëvënëse.

Konfiskimi i këtyre kompanive me lidhje të rënda me krimin janë konstatuar jo vetëm nga shteti shqiptar, por edhe departamenti amerikan ku sipas “Zërit të Amerikës” thuhet tekstualisht “Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione për shkak se “ka shfrytëzuar mediat që dikur i ka pasur nën kontroll për të ushtruar shantazh ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të ndalimit të publikimit të njoftimeve negative në media”.

Gjobat jo vetëm që nuk janë ndalur, por vijojnë me ritme më të forta, ndërsa administratori Arapi pavarësisht detyrës së rëndësishme që ka marrë dhe pagesave të larta, është thjesht kukull në pozicionin që ka marrë.

Në këtë mënyrë ai është bërë bashkëpunëtor në krim duke lejuar që shantazhet dhe gjobat jo vetëm të vijojnë, por edhe të intensifikohen për të arritur qëllime të pista.

Arapi në këtë mënyrë tregon se jo vetëm është i paaftë për punën që bën, por është kthyer në një bashkëpunëtor të një prej trafikantëve dhe kriminelëve më të mëdhenj të drogës në Shqipëri.

Kjo është paaftësia e radhës që Farudin Arapi po tregon, ku pas keqmenaxhimit të firmave piramidale ku u premtua shumë për kthimin e lekëve, por këto premtime dolën flluska sapuni dhe qytetarët morën vetëm mashtrime duke shkaktuar akoma më shumë plagë në familjet shqiptare që humbën paratë në firmat piramidale.

Nuk dihet ende pse këtij personazhi të urryer nga familjet shqiptare t’i besohet administrimi i pronave të një krimineli që akuzohet nga ambasada amerikane për gjobëvënie, por një gjë është e qartë se po e bën në mënyrën më të keqe të mundshme duke mbështetur krimin dhe dalë kundër Amerikës.

Kjo e kthen në bashkëpunëtor në krim ku pritet që Arapi të shkojë jo vetëm në SPAK, por për këtë bashkëpunim në krim që po kryen të monitorohet dhe nga ambasada amerikane për lëvizjet e pista që po bën si një “Kukull në duart e Krimit”.

Në vazhdim do të flasim gjatë për këtë temë duke zbuluar me fakte dhe prova ku tregohet qartë që Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) si dhe personi i zgjedhur prej saj janë thjesht “Kukulla” nën urdhrat e krimit dhe kriminelëve që i administrojnë pronat./ Infrared.al

 

 

 

 

Postet e fundit

Makina zhytet në kanal, shpëtojnë për mrekulli dy vajzat në Lezhë

prapaskena

Tërhiqet Rusia? Zbulohet kushti i Kremlinit: Ukraina mund të bëhet pjesë e BE-së

prapaskena

“Turp të keni!”/ Publiku do Shqipërinë në finale, ndjekësit “shpërthejnë” ndaj “Eurovision 2022”

prapaskena