Prapaskena

Pa kategori

Tjetër aksident me vdekje në Divjakë/ Makina del nga rruga, vdes pasagjerja

Publikuar: 03/01/2023

Një tjetër aksident me vdekje është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Divjakë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në aksin rrugore ‘3 urat-Çermë’. Një makinë tip ‘Opel’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja ndërsa shoferja e mjetit ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Divjakë / Informacion paraprak- Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “3 urat-Çermë”, shtetasja B. A., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja H. A., si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja B. A”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ky është aksidenti i dytë i shënuar në Divjakë brenda pak orësh. I pari u shënua në aksin ‘Gradisht-Spolat’, ku humbi jetën shoferi i akutomjetit i identifikuar me emrin Leonard Dushku, ndërsa 4 pasagjerë ngelën të plagosur./ Dosja.al



Më të lexuarat