Prapaskena

Pa kategori

Berisha plas “bombën”: Pas aferës së Durrësit fshihet Rama dhe Lulzim Brava, do publikohen dokumente

Publikuar: 14/11/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri me dije se pas aferës së Portit të Durrësit fshihet kryeministri Rama dhe ish-kryedemoktrati Luzim Basha.

Ai paralajmëroi publikimin e disa dokumenteve, që sipas Berishës do t’i provojnë akuzat e tij. Kjo për Berishën është vjedhja më e madhe që po i bëhet Durrësit dhe Shqipërisë.

“Ky monizëm nuk ka të ndalur, aferat e tmerrshme të Edi Ramës janë unike në botë. Pasi ka vjedhur 420 milionë euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katror tokë në një sipërmarrje, shumë shpejt do e njihni, me dokumente false. 60 për qind të aksionerëve janë Edi Rama dhe Lulzim Brava dhe mafiozët e tyre. Po organizojnë në Durrësin e Shqipërisë vjedhjen më të tmerrshme në histori”, tha ai.



Më të lexuarat