Prapaskena

Pa kategori

“Rithemelimi” i përgjigjet Alibeajt: Koha e përjashtimeve ka marrë fund, do zbatohen vendimet e Kuvendit

Publikuar: 16/04/2022

Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet kryetarit të komanduar të PD Enkelejd Alibeaj pasi ky i fundit teksa prezantoi platformën e bashkimit tha se zgjedhjet në bazë  janë “përçarëse dhe të njëanshme, ndërsa theksoi se nuk ka përfshirje të të gjithë demokratëve”.

Përmes një deklarate nga selia blu deputeti Flamur Noka tha se procesi i zgjedhjeve që ka nisur që pas Kuvendit të 11 dhjetorit nuk do të ndërpritet.

Shumca e deputetëve demokratë nuk e mbështesin përjashtimin e ish-kryeministri Sali Berisha nga grupi parlamentar demokrat dhe as mundësinë që ai të mos rikandidojë. Enkelejd Alibeaj bëri publike plaformën, e firmosur nga 31 deputetë, mes të cilëve dhe Lulzim Basha, për bashkimin e demokratëve.

Theksoj se askush nuk do të mundet të organizojë procese ku 1958 karrige të lexohen si 5004 delegatë. Askush s’do mundet të manipulojë vullnetin e deputetëve dhe të grupit të PD. Koha e përjashtimeve ka përfunduar dhe bashkë me të edhe koha kur vullneti i shumicës injorohej. PD mbetet e hapur për të diskutuar me çdo deputet dhe demokrat. Jemi të gatshëm që me grupi auditi të verifikohet çdo procedurë zgjedhore të kuvendit. Por në asnjë rast dhe rrethanë procesi i nisur prej muajsh nga kuvendi nuk do të ndalojë. Mirëpresim të gjitha ata që do të bëhen pjesë e këtij procesi por s’do lënë askënd ta pengojë. Kush do të lidhë fatin e tij me veglat e Ramës le ta bëjë por koha e marrjes së PD ka marrë fund”, tha Noka.

 



Më të lexuarat