Politikë

Bardh Spahia nis fshesën në bashkinë Shkodër: Shkarkon “armiqtë” e Doktorit

Ish deputeti i Shkodrës, Ramiz Çobaj ka ironizuar sloganin “Për një PD më të bashkuar”, duke bërë publik largimin nga puna të dy administratorëve të njësive Postribë dhe Dajç të bashkisë Shkodër.

Sipas tij, slogan i PD-së është tallës, pasi vetëm po i ndan demokratët dhe nuk po i bashkon.

 “Drejt bashkimit të PD-SË? Përgjigjen e japin dy urdhërat e largimit nga puna (pa motivacion) të dy administratorëve të njësive Postribë dhe Dajç të bashkisë Shkodër, njëkohësisht edhe kryetarë grupseksionoesh në këto njësi. Sa tallës duket slogan Për një PD më të bashkuar”…”, shkruan ai në Facebook.

Kujtojmë se në krye të bashkisë Shkodër është Bardh Spahia, i vetmi  nga radhët e PD-së që fitoi në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Postet e fundit

RRITET sërish NAFTA dhe BENZINA, Bordi Oligarkëve nuk ngopet duke zhvatur shqiptarët

prapaskena

Balluku-Gjoka financojnë portale fundërrinash dhe nongratash me para korrupsioni për të sulmuar qeverinë dhe mbrojtur aferat e tyre

prapaskena

Gazetari e “gozhdoi” me pyetje për Ulsi Manjën, ja përgjigja epike që i dha Rama

prapaskena