Majkëll Vrapi është viktima e parë e shënuar nga moti i keq në vendin tonë. Djali 26-vjeçar ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor në fshatin Tapi kur ka rënë nga çatia.
Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mbijetuar.
Si pasojë e motit të keq dje është shënuar edhe një tjetër incident në Kuçovë. Një depozitë uji u rrëzua nga tarraca e një banese.
Për pasojë u lëndua një 17-vjeçare që ishte duke ecur në rrugë në momentin e incidentit.
Të dy u dërgua në spitalin Rajonal të Beratit për të marrë kujdes shëndetësor por 26 vjeçari nuk ia ka dalë dot.