Çështja kryesore e negociatave për Kievin është arritja e armëpushimit të menjëhershëm dhe tërheqja e trupave ruse nga territori ukrainas, njoftoi zyra e Presidentit Zelensky ndërsa bisedimet e paqes fillojnë në Bjellorusi. Delegacioni i Kievit mbërriti të hënën në kufirin Ukrainë-Bjellorusi për të marrë pjesë në negociatat me delegacionin rus.
Delegacioni ukrainas erdhi me dy helikopterë, siç raporton agjencia ruse Ria Novosti. Të hënën në mëngjes, Ministria e Jashtme e Bjellorusisë publikoi një foto të dhomës për negociatat, duke njoftuar se siti ishte përgatitur.
Delegacioni ukrainas mbërriti në kufi me helikopter. Në të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes Reznikov, zëvendësministri i Jashtëm Totsicki, këshilltari i Zelenskit Pantoliak, deputetët Arakamia dhe Umerov dhe përfaqësuesi i Grupit Trepalësh të Kontaktit, Kostin.
Delegacioni rus, i kryesuar nga Vladimir Medinsky, një ndihmës i Presidentit Vladimir Putin dhe ish-ministër i Kulturës, mbërriti në Gomel, Bjellorusia lindore, të shtunën. Zyrtarët ukrainas fillimisht refuzuan të dërgonin një delegacion në Bjellorusi, duke argumentuar se ishte e papërshtatshme të mbaheshin bisedime në vend pasi trupat ruse po përdornin territorin e saj për të organizuar sulme. Minsk mohoi që forcat e tij të merrnin pjesë në operacionin rus.
Pas një telefonate mes presidentëve Volodymyr Zelensky të Ukrainës dhe Alexander Lukashenko të Bjellorusisë të shtunën, Kievi ra dakord për bisedimet. Megjithatë, ardhja e ekipit ukrainas u vonua edhe më shumë për shkak të problemeve logjistike.