Prapaskena

Zhveshur në shtrat me shefen Romina Pulaj, Martin Arapi shpallet në kërkim policor, çifti lejoi pallatin e paligjshëm

Publikuar: 27/02/2022

Ndanin bashkë jo vetëm shtratin, por edhe shkeljen e ligjit, duke lejuar ndërtimin e pallateve të paligjshme në Sarandë. Shefja e IKMT-së së Sarandës Romina Pulaj dhe vartësi i saj Martin Arapi, përveçse kalonin natën bashkë, bashkëpunonin me oligarkët e ndërtimit, për të lejuar ngritjen e kullave pa leje në Sarandë.

Me urdhër të Prokurorisë, Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim Martin Arapin, specalist i Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit në Sarandë.

Dy ditë më parë, gjykata la në burg drejtuesen e IMT Sarandë, Romina Pulaj, 31 vjeç, me akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’.

Në momentin e arrestimit nga policia, në kuadër të operacionit ‘Heshtja’ , mesnatën e datës 22 shkurt, Pulaj ndodhej në shtëpi nën shoqërinë e vartësit të saj, Martin Arapi.

Çifti ka qenë i zhveshur në momentin kur policia ka trokitur në derë. Ata kanë kërkuar dy minuta kohë për të hapur derën, sa të visheshin.

Policia i ka vendosur prangat shefes Romina Pulaj. Tre ditë më vonë, pasi Pulaj është marrë në pyetje, prokuroria ka kërkuar arrestimin e vartësit të saj.

Ashtu ai ndaj shefes së tij, edhe mbi Arapin rëndon e njëjta akuzë, ajo e shpërdorimit të detyrës duke lejuar ndërtimin e objektit në kundërshtim me ligjin.

Në kërkim vijon të jetë edhe ndërtuesi Pando Papuçi, 66 vjeç, i cili ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7 kate.

Denoncimet
Ndaj drejtueses së IMT-së ka pasur denoncime të shumta, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Hipotekën.

Në muajin shtator të vitit 2021, Romina Pulaj dhe bashkëpunëtori i saj i ngushtë u kallëzuan penalisht, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzoheshin se favorizuan në mënyrë korruptive biznesmenin Lefter Lefteri, i cili dyshohet për veprime korruptive.

Denoncuesit ishin Lulëzime dhe Niko Sula, pronarë të një shtëpie 2-katëshe, e cila u prek nga ndërtimi i një pallati disakatësh në zonë.

Në muajin prill të vitit 2021, një tjetër denoncim u bë për kryeinspektoren e Ndërtimit pranë Bashkisë Sarandë, e cila dyshohej se ka “shpërdoruar detyrën”, duke lejuar një subjekt privat të ndërtojë disa kate shtesë mbi një godinë ekzistuese në qytetin e Sarandës.

Sipas Policisë, Romina Pulaj nuk ka vepruar në kohë për parandalimin e ndërtimit pa leje. Sipas materialit hetimor të përcjellë nga Policia e Sarandës në Prokurorinë e këtij qyteti, thuhet se Zambak Beqiri dhe Trëndelina Beqiri, kanë konflikt me Kolë Nokun, ky i fundit administrator i shoqërisë “Noku 2008”.

Oligarku i ndërtimit Kolë Noku

Oligarku i ndërtimit Kolë Noku, me anë të kompanisë, Noku O-S 2008, ka aplikuar për një lejë ndërtimi për një pallat me 5 kate në Bashkinë e Sarandës.

Për çdo leje ndërtimi ka një afat të caktuar për ta zhvilluar. Ky afat ka kaluar dhe Noku nuk kishte nisur ndërtimin. Në përfundim të afatit, Kolë Noku ka kërkuar që një tjetër leje për pallat me 9 kate.

Bashkia e Sarandës e ka refuzuar pasi nuk kishte zhvilluar lejen e parë. Në këtë aferë është implikuar edhe një gjyqtar i Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, i cili ka vendosur të rrëzojë Bashkinë e Sarandës, duke i miratuar lejen në kundërshtim me ligjin. Në këto kushte, Kolë Noku ka vendosur skelat, duke vijuar ndërtimin e pallatit.

 



Më të lexuarat