Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka hyrë sot në ditën e saj të tretë.
Konfliktii nxhetë tashmë është zhvendosur në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit.
Por mbrëmjen e djeshme zyrtarët perëndimore kanë shprehur paralajmërime të frikshme.
Sipas Daily Mail , zyrtarët kanë frikë se presidenti rus do të përdorë raketat termobarike.
Raketat ndezëse dhe termobarike përdoren gjerësisht nga shumë ushtri në mbarë botën.
Sistemet ruse të armëve të zjarrit TOS-1 Buratino dhe TOS-1A Solntsepyok janë disa nga armët më të frikshme në fushën moderne të betejës.
Raketat ndezëse dhe termobarike janë përdorur vazhdimisht në konfliktet lokale në vitet e fundit, përfshirë në Siri.
Megjithatë, ka disa kufizime.
Efektiviteti i raketave ndezëse dhe termobarike varet shumë nga moti – domethënë, kur bie shi, fryn erë ose bie borë e madhe, një re aerosol është më e vështirë të shpërndahet dhe për rrjedhojë, gjerësia e zonës së prekur zvogëlohet.
Vihet re se raketat termobarike janë ndër armët më të fuqishme jo-bërthamore të zhvilluara ndonjëherë.
Pretendohet se sistemi rus i raketave me shumë tyta Tos-1 ende nuk është përdorur, por ka kaluar në Ukrainë.
Moska i ka përdorur më parë në Çeçeni dhe Siri.