Lajmi për vrasjen e ushtarit shqiptar në Ukrainë nuk është i vërtetë. 24 vjeçari nga Elbasani Emanuel Bazanji është gjallë.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka kontaktuar me Emanuelin, i cili ka thënë se është një lajm i pavërtetë.
“Mirë jam. Gjallë. U bombarduam sot me aviacion dhe helikopter“, shkruan Emanueli, i cili tregon se çfarë është duke ndodhur në repartin ushtarak ku ai shërben si pjesë e legjionit Gjeorgjian.
Bazanji, vullnetarisht i është bashkuar ushtrisë së Ukrainës dhe është pozicionuar në mbrojtje të Kievit.
Në kurthin e fake news ra edhe kryeministri Rama, edhe pesën në deklaratën e medias ju referua më shumë medias sesa burimeve të veta.
Rama: Një djalë shqiptar, pjesë e ushtrisë është vrarë. Jetonte në Ukrainë, bashkëjetonte apo ishte martuar me një shtetase ukrainase, jetonte atje prej kohësh.