Prapaskena

Tragjike, ushtari vetëflijohet për të ndaluar përparimin e kolonës së tankeve ruse

Publikuar: 25/02/2022

Ky është që u vetflijua mbi urë,në Henichesk për të ndaluar përparimin e një kolone tankesh.
Në këtë ditë të vështirë për vendin tonë, kur populli ukrainas po zmbraps pushtuesit rusë në të gjitha drejtimet, një nga vendet më të vështira në hartën e Ukrainës ishte Isthmusi i Perekopit, ku një batalion i veçantë marinsash ishte një nga të parët që takoi armikun”, sipas deklaratës së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Për të ndaluar përparimin e kolonës së tankeve, u mor vendimi për të hedhur në erë urën Henichesk.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se Vitaliy Skakun, një inxhinier i batalionit doli vullnetar për të kryer këtë detyrë. Ai nuk pati kohë të largohej dhe ndërroi jetë aty.

“Shoku ynë vdiq. Vepra e tij heroike ngadalësoi ndjeshëm përparimin e armikut, gjë që i lejoi njësisë të ridislokohej dhe të organizonte mbrojtjen”, thuhet në deklaratë.



Më të lexuarat