Ditën u thotë banorëve të mos i japin vota personit ‘non grata’, natën i jep miliona fushatës Anti-SHBA/ Kandidatja e PS, ka një dosje të madhe, lidhur me aferat korruptive që ka bërë dhe firmat e paligjshme që ka hedhur në tenderë, ankande, kontrata qiraje, privatizime e bursa shkollore kur ka qenë Zv/kryetare bashkie e prej 8 muajsh kryetare e emëruar, mirëpo prangat iu hodhën kryetarit Fatos Tushe
Kryetarja e emëruar e Bashkisë së Lushnjes, njëherazi dhe kandidate e PS për zgjedhjet e 6 marsit, në fushatën e shoqëruar prej drejtuesit politik, Taulant Balla, në çdo takim që bëjnë me banorët, u thonë: – Mos u jepni asnjë votë kandidatëve të Foltores.
Mirëpo një tender që kryetarja dhe kandidatja Eriselda Sefa, ka publikuar më 21 shkurt 2021, tregon se banorëve të Lushnjes u bën thirrje të mos i japin vota kandidatëve të Foltores, ndërsa vetë i jep miliona lekë firmave që financojnë fushatën e Sali Berishës.
Nuk ia jep nga xhepi i saj ‘i fryrë’ prej ryshfeteve, por ia jep nga taksat e banorëve dhe biznesve të Lushnjes, të cilëve ditën u kërkon votat për t’u bërë kryetare, ndërsa natën bën pazare me mbështetësit e kandidatëve të Saliut e Ilirit.
Bëhet fjalë për tenderin e grumbullimit të mbetjeve urbane në Bashkinë e Lushnjes me vlerë kontrate përfundimtare 360 milionë lekë për 1 vit, dhënë firmës “REJI Shpk”, me pronar faktik Eduard Kapri, ish-kryebashkiak i PD në Pogradec.
Qysh në nisje të lëvizjes anti-SHBA të Sali Berishës, ish-kryebashkiaku biznesmen Eduard Kapri, ka mbështetur dhe financuar lëvizjen ‘Foltore’, ndërsa tani po financon fushatën e kandidatëve për kryetar të 6 bashkive, që ish-kryeministri ‘non grata” ka shpallur me logon ‘Shtëpia e Lirisë’.
Me këto miliona që bashkia po u jep sponsorëve të fushatës Anti-SHBA të Sali Berishës, në Lushnje po financohet kandidati i foltores Elton Ilir Bano, që po hiqet si rival i kryetares kandidate Eriselda Sefa, por në fakt, bashkë me të kanë qenë dy drejtuesit kryesorë të fushatës elektorale të PS, nga zgjedhjet e vitit 2013 e deri në zgjedhjet e 25 prillit.
Aq bashkëpunim të fortë ka PS me Foltoren në Lushnjë, sa kryetarja për kandidate e 6 marsit, ia dha tenderin pa garë e me letra false, por dhe megjithëse e di, që biznesmeni ish-kryebashkiak Eduard Kapri qysh prej muajit qershor 2021 është me dosje penale në SPAK e në gjykim nga Gjykata Speciale, për korrupsion e falsifikime me tenderët.
Në vijim, do publikojmë një profil të plotë të kandidates së PS, Eriselda Sefa, lidhur me aferat korruptive që ka bërë dhe firmat e paligjshme që ka hedhur në tenderë, ankande, kontrata qiraje, privatizime e bursa shkollore kur ka qenë zv/kryetare, por prangat iu hodhën kryetarit Fatos Tushe./Pamfleti