Prapaskena

Shpërthim i fuqishëm në bazën ajrore të Ukrainës

Publikuar: 24/02/2022

Një shpërthim i madh ka ndodhur në bazën ajrore të Ukrainës Melitopol.

Në një video të siguruar nga CNN shihet një shtëllungë të madhe tymi pranë aeroportit, e ndjekur nga një zhurmë e fortë.

Shkaku i shpërthimit është i paqartë në këtë fazë.

Me herët Kievi paralajmë roi qytetarët që të gjejnë strehë nëntokesore pasi kishin informacione për një sulm nga Rusia.

Rusia nisi një sulm të plotë ushtarak kundër Ukrainës të enjten, duke pushtuar vendin nga toka, ajri dhe deti, ndërsa Vladimir Putin paralajmëroi vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë do të çonte në “pasoja që nuk i keni parë kurrë”.



Më të lexuarat