Prapaskena

Rama: Tabaku është recitiviste për shpifje, pasi të mbarojë hetimi i SPAK do shkojmë në Gjykatë

Publikuar: 23/02/2022

Kryeministri Edi Rama, pas 10 orësh dëshmi në Komisionin Hetimor , ka dalë në një deklaratë për mediat.

Ai ka hedhur akuza për kryetaren e këtij Komisioni Jorida Tabaku, duke thënë se kjo e fundit ka shpifur.

Rama paralajmëroi padi edhe për Jorida Tabakun mbi akuzat e grupit të strukturuar kriminal, ku tha se do të presë të mbarojë hetimet e SPAK e më pas do të shihet me të në gjykatë.

Edi Rama: Me zonjën Tabaku do të takohemi në Gjykatë. Zonja Tabaku është recitiviste për shpifje. Është shumë e rëndë, nuk ndodh në asnjë vend që një politikan, të angazhohet me publikun për të ngritur akuzën e një grupi të strukturuar kriminal, është  gjithçka që kjo të ndodh. Kur të mbarojë hetimi i SPAK do të shkojnë në Gjykatë  sigurisht



Më të lexuarat