Prapaskena

Mbyllet me debate dhe ulërima dëshmia 10 orëshe e Ramës në Komision: Jeni katastrofë morale ambulante që lëviz nëpër Shqipëri

Publikuar: 23/02/2022

Është mbyllur mes debateve seanca maratonë e komisionit hetimior për incineratorë, ku për 10 orë me radhë kryeministri Rama iu përgjigj pyetjeve të deputetëve mbi rolin e tij në aferën 430 milion eurove për tre koncesionet për djegësit e mbetjeve në Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Shkak u bë përplasja e mëparshme e Ramës me deputeten Zhupa, që përkundër pushimit nuk uli tensionet.

Rama:  Recitoi akuzën e SPAK, në shkelje të ligjit.

Tabaku: Nuk keni të drejtë të ofendoni, është pedagoge.

Rama: Nëse është pedagoge, unë u shpreh ngushëllimet studentëve të saj. Nuk bëhen akuza penale këtu. Nuk mund tëpërdoret komisioni për të influencuar hetimin, se ofendova zonjën. I thashë ka kapacitet që do ta ndihmojë të bëjë karrierë në atë parti, ka shkëputur prizën me turpin. E turpshme ajo që bëri.

Tabaku: Është e turpshme që një kryeministër sillet kështu.

Rama: Unë mbarova, dherat dhe 45 milionëshin që doli dje.

Tabaku: Çdo gjë që kemi dashur e kemi marrë me dokumenta.

Rama: Unë jam këtu, po mban fjalim.

Tabaku: Si ka mundësi që çdo koncesion të dyshimtë e mbroni me gjithë atributet që ju jep posti i kryeministrit por nuk i keni analizuar. Pse hija e dyshiit vetëm te ne?

Rama: Ju do të ballafaqoheni seriozisht me këtë fakt, 30.6 milion dhe 24.7 bëjnë 55.3 milion. Investime nga buxheti i shtetit për impiantin e Elbasanit, pronë publike te bashkisë Elbasan dhe impianti i Fierit që do jetë pronë e bashkisë së Tiranës. Koncesioni i Tiranës investim privat komplet, 128 milion. Paguhet për ton çdo njësi që çon mbetjet atje, 29 euro për ton, më e lira në Europë. Janë paguar 36.2 milion. Kalkulimi edhe duke shtuar Shijakun, Kavajë nuk shkon 100 milion, është 86.9 totali i parave i shpenzuar. Ka pasur shkelje, korrupsion janë çështje të SPAK. Nëse ekziston dhe i kanë bërë të shkojnë aty ku e meritojnë, nuk kam asnjë problem. Ju e quani vjedhjen e shekullit. Me çfarë logjike dhe teorie e konsideroni angazhimin deri në 2047 një vjedhje 430 milionëshe. Këto para si janë marrë askujt, janë angazhim deri në 2047. Si ka mundësi zonja Tabaku që një person si ju të angazhohet në këtë lemeri, një analfabetizëm juridik i ushqyer politikisht?

Tabaku: Nëse jemi kaq të zotët, nuk di çfarë të them. Ke koncesionuar dhe të ardhmen.

Rama: Është temë tjetër.

Tabaku: Tre kontrata koncesionare u janë dhënë tre personave në kërkim.

Rama: Si parti, jeni turp aritmetik dhe katastrofë morale ambulante që lëviz nëpër Shqipëri.

Tabaku: Ju kërkoj ndjesë për gjithë logorenë që dëshmitari i sotëm hodhi.

Rama: Dëshmitarin e sotëm e keni parë sot dhe do ta shikoni dhe nesër kur të shkojmë te populli atje.

Rama ishte i fundit në listën e dëshmitarëve të thirrur nga komisioni për këtë çështje.

Raporti i dalë nga Komisoni, një ose dy në varësi të konsensusit mes palëve, do ti shkojë Kuvendit.

 

 



Më të lexuarat