Prapaskena

Deputetja që futej fshehurazi në vilën e Tom Doshit

Publikuar: 23/02/2022

Në mars të vitit 2015, Tom Doshi akuzonte Ilir Metën se kishte paguar Durim Bamin për ta vrarë. Ilir Meta ka një mal me mëkate, por në rastin konkret, pretendimi i Tom Doshit ishte një sajesë, për t’u hakmarrë ndaj Metës pas prishjes në pazare për ndarjen e llokmave të pushtetit.

Para se të grindeshin, Meta dhe Doshi shëtisnin me helikopter mbi Alpe, ndërsa ndanin drejtoritë, trafiqet dhe tregun e barnave.

Kur Tom Doshi instruktoi Durim Bamin dhe Mark Frrokun për sajimin e atentatit, duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë. Durim Bami dhe Mark Frroku u dënuan për atentatin e sajuar, ndërsa Tom Doshit iu zbuluan ca sekrete të sikletshme.

Prokuroria sekuestroi kamerat pranë vilës ku banonte Tom Doshi në Tiranë, në kuadër të hetimeve për atentatin e pretenduar.

Nga këqyrja e pamjeve filmike, u konstatua se në banesën e Tom Doshit hynin disa gra dhe vajza në orare të papërshtatshme.

Mes zonjushave që frekuentonin shtëpinë e Tom Doshit ishte edhe një deputete e PS-së, E. Sh. Zonjusha hynte në banesë, qëndronte disa orë dhe më pas dilte, duke u larguar me makinë.

Në vilën e Tom Doshit hynte edhe zonjusha e njohur M. A., sigurish jo në ditë të njëjtë me zonjushën E. Sh. Dukej qartë se karriera e disa deputeteve dhe drejtoreshave të PS-së bazohej mbi prehrin e Tom Doshit, pjesë e listës së zezë së SHBA.



Më të lexuarat