Prapaskena

Agron Tufa nga arratia: Rama është kryedjalli, njerëzit në Shqipëri dridhen nga frika. Ai vend po merr fund

Publikuar: 23/02/2022

Agron Tufa ka dhënë një intervistë nga Arratia për Adi Krastën, ku ka komentuar situatën politike në vendin tonë.

Tufa shprehet se Shqipëria është në diktaturë post-moderniste, duke shtuar se kryeministri është kryedjalli.

“Shqipëria po del si eksperiment i një diktature të re. Diktaturat janë fiksuar siç ka qenë ajo e Stalinit.

Kjo është diktaturë post-moderniste, sepse brendësinë e saj e ka totalisht totalitare, me media gjoja të lira, me drejtësinë e mbushur me oficerë të Sigurimit të Shtetit, hetues dhe duart gjakatare të drejtësisë enveriste.

Shqiptarët kanë nisur të tremben. Shantazhet kanë nisur të dalin hapur e njeriu pas kësaj bën ca llogari për veten.

Nervi social po mpihet përditë e vendi do e shohë veten të mundur e të rrëzuar.

Diktatorët e sotëm kënaqen me 70 përqind, nëse më përpara ka qenë me 99 përqind, me shprehjen gjithë pushtetin sovjetëve.

Inspektori Tatimor, Policia Bashkiake etj kanë zëvendësuar oficerin e dikurshëm. Ka dehumanizim katastrofik.

Është e njëjta trashëgimi e gjyshërve, por tani në kohën e modernitetit, duke u tallur me gjithçka.

Rama është kryedjalli, është djall tejet gazmor dhe çdo gjë, këtë tmerr e ka kthyer në spektakël.

E pastaj ka ushtarë të zellshëm, që të keqen e çojnë në ekstrem. Këtë fenomen e kam përshkruar në një libër”, u shpreh Tufa.

Edhe pse drejtues i një institucioni shtetëror që do të hetonte krimet e komunizmit, por dhe pedagog, Agron Tufa u largua nga Shqipëria disa vite më parë, me pretendimin se i rrezikohej jeta.

Ai ka kërkuar azil politik në Zvicër dhe herë pas here del diku nëpërmjet Skype, për të na treguar sa e keqe është jeta në Shqipëri.



Më të lexuarat