Prapaskena

Inceneratorët/ Agaçi flet për herë të parë pas 9 vitesh: Opozita ka gënjyer prej muajsh, Këshilli i Ministrave s’ka miratuar 17 procedura brenda ditës

Publikuar: 22/02/2022

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se Këshilli i Ministrave ka miratuar 17 procedura brenda ditës për inceneratorin e Elbasanit. Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku foli për herë të parë pas 9 vitesh në atë pozicion, Agaçi u shpreh se Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar asnjë procedurë dhe as ka kaluar në mënyrë të përshpejtuar 17 procedura.

Ai sqaroi se në rastet e financimeve të kontratave, detyrimi ligjor i Këshillit të Ministrave është të japë autorizimin për të, kur ka një miratim paraprak nga Ministria e Financave.

Ai theksoi se Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar asnjëherë një vendim për caktimin e autoritetit kontraktor, por më 17 dhjetor të 2014 është miratuar sigurimi i financimit të kontratës, pas miratimit paraprak të Ministrisë së Financave.

Ajo shkresë që tundet nga mëngjesi në darkë, është një shkresë e nisur nga një institucion i pavarur dhe autonom. Ky vendim që qarkulloi nuk është miratuar asnjëherë në Këshillin e Ministrave sepse shkresa ka për objekt caktimin e autoritet kontraktorë dhe miratimin e procedurës, vendimi që është miratuar në mbledhjen e 17 dhjetorit 2014 është vendimi për sigurimin e financimit të kontratës së firmosur dhe hyrë në fuqi në momentin e nënshkrimit nga palët. Një vendim me miratimin paraprak të Ministrisë së Financave, pa të cilat Këshilli i Ministrave nuk mund të miratojë asnjë akt”, u shpreh Agaçi.

Po ashtu ai shtoi se procedurat e ndjekura për financimin e inceneratorit të Elbasanit janë sipas parashikimeve ligjore dhe se fondet për këtë projekt ishin parashikuar që në vitin 2015.

“Vendimmarrja kalon në dy faza për financimin e kontratatve, kalon në Ministrinë e Financave dhe në rastin në fjalë ky financim për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, ishte parashikuar që në nëntor 2017, më vonë filloi procedura në Ministrinë e Financave dhe konfirmoj deklaratën e z.Cani dhe vjen miratimi paraprak për financimin e kontratës dhe autoriteti kontraktor paraqet draft-projektin në Këshillin e Ministrave. Unë nuk thash që vendimi nuk ka bazë ligjore, mungon miratimi paraprak i Ministrisë së Financave, në raste e financimit ët kontratave, detyrimi ligjor që ka Këshilli i Ministrave, të miratojë vetëm kur Ministria e Financave sjellë miratimin paraprak. Vendimi për sigurimin e financimit kishte mendimin pro paraprak të Ministrisë së Financave dhe kishte bazë ligjore të saktë. Pastaj pse kjo kontratë erdhi në Këshillin e Ministrave, ligji nuk autorizimin Sekretarin e Përgjithshëm të ketë kompetencë propozues aktesh, aktet propozohen nga Ministrat propozues”, tha Agaçi.

I pyetur nëse ka patur presion nga Kryeministri Edi Rama për miratimin e përshpejtuar të procedurave, e mohoi një gjë të tillë, ku tha se vendimi është marrë në një mbledhje të zakonshme të Këshillit të Ministrave.

 



Më të lexuarat