Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët është ndjekur me interes dhe nga shefja e PR në PD, Desada Metaj, telefoni i të cilës duket se është përgjuar.
Janë disa foto që qarkulluan në rrethet mediatike, dhe u bënë publike dhe nga vetë Veliaj, ku Metaj shihej në komunikime me gazetarët Andi Bushati dhe Andi Tela.
Gazetarët e këshillonin në njëfarë forme Metajn, se si Tabaku duhej të drejtonte pyetjet ndaj Veliajt, në mënyrë që ky i fundit të shmangte sa më shumë komentet personale.
Në një moment gjatë komunikimit me Telën, Metaj shprehet se i ka telefonuar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili i ka kujtuar se nuk lejohet prania e personave të tretë në Komision.
‘Po po thuaji’, e këshillon Tela-Metajn, që ti përgjigjet Ballës.
Me poshtë bisedat e zbardhura:
Biseda Andi Tela-Desada Metaj
Andi Tela: Thuaji t’i bëjë pyetjet me argument, nuk i intereson të bëjë zhurmë
Desada Meta: E acaron ky legeni
Andi Tela: Dhe t’i kërkoi vetëm përgjigje për pyetjet, mos e lërë atë të bëjë retorikë
Vetëm m’u përgjigj pyetjes mos devijo me retorikë. Nuk dua retorikë… përgjigju pyetjes, unë pyes t’i duhet të përgjigjes kur merr makinerinë e kamerave e regjisë me vete
Desada Meta: Sapo më mori Taulant Balla dhe më kërkoi që të mos rri pasi nuk lejohet
Andi Tela: Po, po thuaji
Desada Metaj: Po. po. Atë i thashë
Andi Tela: Ti ke shkuar për të parë se si transmetojnë mediat sepse është problemi madh cilësia e transmetimit aty
Biseda Andi Bushati-Desada Metaj
DesadaMetaj: Se s’ka faj është lodh
Andi Bushati: S’po e kuptoj këtë firmën e tij, ka firmos këshilli bashkiak për buxhetin por jo për… ???
Desada Metaj: Sepse nuk përgjigjet. Ja ta thotë tani
Andi Bushati: Dhe thuaj mos i kthejë asnjë përgjigje personale…. Se ai po mundohet ta nxehë dhe ta ngatërrojë.