Prapaskena

Dështon plani i grabitjes së bankës tek Bulevardi Zogu i Parë, policia zbulon tunelin nëntokë

Publikuar: 22/02/2022

Ditën e djeshme, 21 shkurt është tentuar që të grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se autorët kishin planifikuar të hynin nëpërmjet kanaleve të ujërave të zeza në Bulevardin Zogu i Parë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme ndërsa autorët janë ende të paidentifikuar.

Njoftimi i policisë:

Falë reagimit të Policisë, parandalohet tentativa për vjedhje në një bankë të nivelit të dytë, duke përdorur tunele të nëndheshme.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në bulevardin “Zogu I” po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë, falë reagimit të menjëhershëm, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes në bankë.

Shërbimet e Policisë janë duke kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” kryer në bashkëpunim.



Më të lexuarat