Prapaskena

Banorët e 5 Majit në komisariat/ AMT: Thirrje për Yuri Kim që nuk lë vend pa futur kthetrat. Si ndihesh tani që një nënë e dy fëmijëve është pas hekurave?

Publikuar: 22/02/2022

Pesë banorë të zonës së 5 Majit ndodhen të ndaluar në komisariatin e Tiranës për shkak se kanë kundërshtuar forcat e policisë gjatë aksionit të sotëm për shembjen e disa shtëpive.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u ka dalë në krah banorëve të zonës 5 maj dhe kanë drejtuar edhe thirrje ndaj ambasadave që ndodhen në Shqipëri, veçanërisht ndaj ambasadores së SHBA-së Yuri Kim, të cilën e akuzuan për ndërhyrje në punët e brendshme. Kjo duke ju referuar thirrjes së Yuri Kim ndaj kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë’.

Aleanca për Teatrin në mbrojtje të banorëve të 5 Majit: Këta kanë kërkuar këto 5 muaj që pushtetarët të ulen dhe të bisedojnë me ta. Në përfundim sepse ne do i kërkojmë gjykatës lirimin e tyre, sepse të arrestuarit e sotëm nuk kanë kryer asnjë vepër penale vetëm kanë mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese. Nëse po më ndjek në këto momente, ambasadorja Yuri Kim e cila nuk po lë vend pa futur kthetrat dhe helmin ndaj shqiptarëve.

Si e ndjen veten kur sheh një nënë me dy fëmijë ndodhet tani në burg? Si e ndjen veten tani që përdoret gaz lotsjellës ndaj banorëve të cilët po mbrojnë banesat e tyre? I bëj thirrje ambasadores amerikane dhe të gjithë ambasadave këtu të shohin sesi shkelen të drejtat e njeriut. Këtu po, mund të ndërhyjnë! I bëj thirrje avokatit të Popullit të ndërhyjë ndaj këti genocidi. Sot pas këtyre hekurave duhet të ishte i pari Erion Veliaj i arrestuar.



Më të lexuarat