Ministria e Shëndetësisë vijon të mbetet organizata më famëkeqe dhe e frikshme e korrupsionit, pastrimit të parave, ryshfetit dhe përdhosjes së ligjit në Shqipëri.
Vetëm disa ditë më parë, janë dërguar në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës 12 zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, vartës së ministres Ogerta Manastirliut, ‘klloçkës’ së korrupsionit, pasardhëse e Ilir Beqjajt, simbolit të koncensioneve korruptive.
12 zyrtarët akuzohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, me fakte dhe prova, për afera korruptive me vlerë mbi 100 milionë euro, me projektin korruptiv për përmirësimin e sistemit shëndetësor, me koncensionin e laboratorëve dhe për tenderin e blerjes së monitorëve të pacientëve me Covid.
Në mënyrë klienteliste dhe të paligjshme, në të tre rastet paratë kanë shkuar për klientët e Edi Ramës, Manastirliut dhe disa deputetëve të zhytur në korrupsion, trafiqe dhe afera seksuale.
Mes të kallëzuarve është edhe Erjona Hoxhaj, shefja e kabinetit të Ogerta Manastirliut, e akuzuar për aferën dhjetëra milionë euro të projektit për përmirësimin e sistemit shëndetës. Bashkë me Hoxhajn është kallëzuar edhe një ish drejtues i FSDKSH.
Erjona Hoxhaj është një nga njerëzit më të afërt të Ogerta Manastirliut dhe dora e saj e besuar në aferat e frikshme në Ministrinë e Shëndetësisë dhe degët e saj.
A ka vepruar Erjona Hoxhaj, duke shkelur ligjet, shpërdoruar detyrën dhe përlarë patatë publike, pa u koordinuar dhe ndarë paratë me Manastirliun?! Përgjigjen duhet ta japë SPAK.
Nuk dihet nëse Erjona Hoxhaj do të pranojë rriskun e madh për të kaluar ca vite në burg apo do të rrëfejë në SPAK skemën e korrupsionit, duke u kthyer në bashkëpunëtore e drejtësisë.
Ne do të ndjekim hetimet në Prokurorinë e Tiranës dhe do të denoncojmë çdo lëvizje për mbylljen e saj.
Erjona Hoxhaj është lakuar edhe se i kanë vjedhur qindra mijëra euro para korrupsioni në banesë dhe nuk ka bërë denoncim. Erjona Hoxhaj, si njeriu i besuar i Manastirliut, është akuzuar edhe për afera të tjera në shëndetësi.
Ogerta Manastirliu, deputetët e korruptuar dhe mafia e tenderave në shëndetësi nuk rrezikohen vetëm nga Erjona Hoxhaj.
Në SPAK kanë përfunduar për koncensionin korruptiv të laboratorëve dhe tenderin skandaloz të monitorëve të pacientëve edhe 10 zyrtarë të tjerë, që kanë bërë letrat dhe kanë shpallur fituesit.
Ata janë Flutura Beqo, Oltion Dhono, Olsi Akshia, Raimond Cimbi, Silva Novi, Leonora Horanlliu, Ariola Krymi, Anjeza Alliu, Gazmir Vehbi dhe Armila Ali. Secili nga këta mund të kthehet në bashkëpunëtor i SPAK.
Koncensionin korriptiv të laboratorëve e ka marrë ‘ujku i tenderave’ Janis Karathano, kompanitë e të cilit janë me dosje të zeza në Spanjë. Karathano ka marrë 104 milionë euro nga paratë publike.
Ai duket se ka ndarë paratë me kupolën e shëndetësisë, sekserë dhe personazhe të tjerë që fshihen pas tij. Për veprimtarinë e zezë rë Karathanos do flasim në vijim dhe çfarë e detyroi Manastirliun t’i japë koncensionin në shkelje të ligjit dhe kundër kërkesës së Bankës Botërore.