Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dënon lëvizjen e Valdimir Putin për njohjen e republikave të vetëshpallura në Ukrainën lindore.
Në një postim që ka bërë në një postim në rrjetet socialem duke thënë se kjo lëvizje minon sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Unë dënoj vendimin e Rusisë për të zgjeruar njohjen për të vetëshpallur “Republikën Popullore të Donetskut” dhe “Republikën Popullore të Luhanskut. Kjo minon më tej sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, gërryen përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit dhe shkel Marrëveshjet e Minskut, në të cilën Rusia është palë.”
Ndër të tjera ai ka akuzuar Rusinë se po kërkon një pretekst për të pushtuar Ukrainën.
Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi sot se ka nënshkruar dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, të cilat kontrollohen pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Moska.
Rreth vendimit për të njohur rajonet Donetsk dhe Luhansk është informuar lideri francez, Emmanuel Macron dhe ai gjerman, Olaf Scholz, është thënë në deklaratën e Kremlinit.