Prapaskena

Lufta në prag? Putin urdhëron trupat ruse të hyjnë në Lindje të Ukrainës

Publikuar: 21/02/2022

Kremlini publikoi sot në orët e vona të darkës dekretet që urdhërojnë Ministrinë ruse të Mbrojtjes të vendosë trupa për të kryer “funksione paqeruajtëse” në dy territore separatiste të mbështetura nga Rusia, raporton BBC.

Dekretet u publikuan menjëherë pasi Presidenti Vladimir V. Putin, duke iu drejtuar kombit të tij, njoftoi se kishte vendosur të njihte separatistët e mbështetur nga Rusia në të ashtuquajturat Republika Popullore të Donetsk dhe Luhansk.

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse trupat ruse do të qëndrojnë vetëm në territorin e kontrolluar nga republikat separatiste, apo nëse do të kërkojnë të futen edhe në  pjesën tjetër të dy rajoneve të Ukrainës, territorin e të cilëve ata pretendojnë.



Më të lexuarat