Prapaskena

Çifti i ri / Dritan Hallunaj bëhet dhëndër i shoqatës së kar*ve me në krye Leka Bungon

Publikuar: 21/02/2022

Shoqata e kar*ve në Shqipëri me në krye Leka Bungon dhe anëtar nderi Gjergj Lucën është zgjeruar me një dhëndër të ri.

Ai është gjyqtari dhe anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Dritan Hallunaj. Pas një bashkëpunimi të suksesshëm si pjesë e një prej rrymave për kalimin ose përcëllimin nga Vetingu, Dritan Hallunaj dhe Genta Tafa Bungo kanë vendosur të qajnë edhe hallet e zemrës bashkë.

Komisionerja e Vetingut Bungo është e bija e Leka Bungos, kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH, i cili propozoi mbylljen e RTSH për 6 muaj, për ta ‘shëruar’.

Disa javë më parë, biznesmeni i peshkut, Gjergj Luca, në një mejhane, zbuloi se Leka Bungo ishte kryetari i shoqatës së kar*ave në Shqipëri, e thënë ndryshe kryek*ri i Shqipërisë.

Ky titull nderi u pranua në heshtje nga Bungo, ndërsa Luca deklaroi me krenari se ishte pranuar si anëtar me të drejta të plota të shoqatës pas shumë përpjekjesh.

Nga ana tjetër, Dritan Hallunaj dhe Genta Tafa Bungo kanë një fatkeqësi të përbashkët, pasi që të dy kanë humbur bashkëshortin/en.

Në gusht të vitit 2018, gruaja 37-vjeçare e Driran Hallunajt, fatkeqësisht, u hodh nga ballkoni i pallatit në Tiranë ku banonte, duke humbur jetën. Katër muaj më pas ka ndërruar jetë edhe bashkëshorti i Genta Bungos.

Kjo e fundit u tregua një heroinë e vërtetë, pasi ditë e fatkeqësisë, u paraqit në punë në Veting, duke marrë pjesë në një proces gjyqësor, si shembull i sakrificës për kombin dhe drejtësinë.

Dhe fatkeqësitë kanë forcën të bashkojnë zemra. Bungo nisi të frekuentohej me Dritan Hallunajn. Ky raport nuk ka asgjë të panatyrshme, por tashmë ekziston rreziku se Shoqata e Kar*rave, nën avujt e rakisë, mund të marrë në qafë ndonjë prokuror apo gjyqtar në Veting!



Më të lexuarat