Prapaskena

Balluku: Vjedhja e 430 milionë eurove, si historia e 2 mijë karrigeve. Tabaku: Me 7X7=42 shkoi një ministër në burg

Publikuar: 21/02/2022

Gjithë dëshmia e ministres Belinda Balluku në Komisionin Hetimor është shoqëruar me debate dhe ironi. Shkak për pikënisjen e debatit u bënë akuzat e Tabakut për vjedhjen e 430 milionë eurove në lidhje me ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve.

Fillimisht Balluku ka ironizuar PD-në për akuzat e saj mbi shifrën duke e cilësuar një abstragim dhe  të ngjashme me Kongresin e Partisë Demokratike ku u ulën 5 mijë delegatë në 2 mijë karrige.

Reagimi nga kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku ka qenë i ashpër, e cila tha se “me 7×7=42 shkoi një ministër në burg, referuar arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka. “Tani të shohim a do shkojë njeri tjetër në burg”, tha Tabaku.

Debati:

Tabaku: Në këtë kontratë janë shtuar dhe disa shërbime që nuk ishin parashikuar. Çështja e dherave është një nga këto.

Balluku: S’më dilte kurrë kjo shumë që keni thënë; 430 milionë për inceneratorët. Unë personalisht kam respekt…ma lër fjalën. Ne vazhdojmë me konkluzione dhe jo me pyetje. Sot kuptova kujt i referoheni për vjedhjen se jam munduar shumë dhe i bëja dhe bashkë dhe nuk dilte gjëkundi. 430 milionëshi është abstragim i juaji se po të shtosh  30 milionë për vonesën… Me gjithë respektin për punën që bëni, por kjo shkon si puna e karrigeve të pallatit të Kongreseve që morën 5 mijë veta për 2000 mijë karrige…

Tabaku: Me qetësi të përgjigjet ministrja se me 7X7= 42 ka shkuar njëri në burg. Ta shohim a do shkojë njeri tjetër në burg apo jo.Balluku: Nëse merrni përsipër me qetësi olimpike të dilni para popullit dhe të flisni për 430 mln në një mënyrë sikur këto i keni të kapura me presh vjedhjet dhe ndërkohë ky është abstragim që për herë të parë sot kuptova ku keni  abstraguar.
Tabaku: S’e keni kuptuar.

Balluku: mos e shtyp atë mikrofonin se e ke në dorë, por i bie që në ato 2 mijë karrige të fusni 15 mijë veta tani.

Ndërhyjnë deputet e PD: Aty e ke mendjen ti..

Tabaku: sa për mesazhe të gjithë me telefona në dorë jeni unë pak më pak  se të tjerët. Tani edhe njëherë zonja Tabaku mënyra si abstragoni për dëmin ekonomik të krijuar në landifllin e Tiranës ska asnjë lidhje. Është non sens i madh  dhe realisht për respektin që kam dhe si zonjë që jeni s’mund të dilni para popullit shqiptar dhe të merrni mbi supe këtë lloj abstragimi me 430 milionë vjedhje ndërkohë që nuk dalin gjëkundi këto llogari sepse nuk ekzistojnë këto para.

Tabaku: A është amenduar kontrata që është shtuar dhe një element tjetër në kontratë për çështjen e dherave?

Balluku: Unë edhe këtë përgjigje e dhashë por si duket nga ilariteti në sallë… Vendimi është marrë permes këshillit bashkiak  të cilin sigurisht që e keni se aq shumë letra se keni kërkuar nga ne ska mundësi  tju mungojë ndonjë copë letër. Unë ua jap përgjigjen por ju e doni në formatin tuaj

Tabaku: Unë s’e besoj që këshilli bashkiak i durrëist ka fuqi të ndryshojë një kontratë ku janë autoritet kontraktues edhe dia të tjerë

Balluku: Po flisnit për dherat dhe dherat kanë të bëjnë me këshillin bashkiak të Tiranës dhe mos e ngatërroni Durrësin, s’janë njësoj. Domethënë edhe shenjës e barazimit duhet ti vini dherave që kanë dalë nga këshilli bashkiak i Tiranës. Çështë kjo shenjë barazimi…. Më pyete për dherat dhe ju përgjigja, sa i poërket dherave ka marrë përgjigje këshilli bashkiak (dëgjohem..) Nuk kemi si i njësojmë du procese për mua s’janë të njëjta janë dy procese të ndryshme.



Më të lexuarat