Prapaskena

Andi Bushati i përgjigjet Yuri Kim, në vend të kandidatëve të Berishës: Po juve a iu sponsorizon hajduti i inceneratorëve, shefi i ministrit të sukseshëm Tahiri?

Publikuar: 21/02/2022

Gazetari Andi Bushati ka reaguar ndaj ambasadores Yuri Kim, e cila iu bëri një pyetje publike kandidatëve të Sali Berishës për zgjedhjet e 6 marsit. “Pyetje për kandidatët: Nëse sponsorizuesi kryesor i juaj është dikush i shpallur “non grata” për korrupsion domethënës, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht? Kush do të jenë pronarët juaj nëse fitoni dhe çfarë detyrimi do të keni kundrejt tyre?

Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?”, shkruante ambasadorja Kim.

Ndërsa Bushati i përgjigjet:

“Po nese sponsori juaj eshte hajduti i inceneratoreve, shefi i ministrit te sukseshem Tahiri, personazhi i pergjimeve te BILD? Apo per keto ambasadorja nuk ka as sy as memorje?”



Më të lexuarat