Seanca me marrjen në pyetje të zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në Komisionin Hetimor nuk ka kaluar pa batuta.
Protagonistë ishin kryetarja e Komisionit dhe vetë zoti Ahmetaj.
Tabaku: Thoni se nuk marrim dot angazhime për qarkun Tiranë. Erdhën miratimet që ju e kaluat këtë projekt? Thoni që duhet ‘ok’ nga të gjitha bashkitë.
Ahmetaj: Do të lutesha dhe për transparencë, se edhe e lodhur je.
Tabaku: Jam shumë e qetë.
Ahmetaj: Nuk të thashë që nuk je e qetë, të thashë je e lodhur, ke gjithë ditën.
Tabaku: Jo.
Ahmetaj: Ua, po hë mi
Tabaku: Po të lutem tani, se këto pasthirrma në mes të natës.
Ahmetaj: Po pasthirrmat në mes të natës janë, se kur janë?
Tabaku: Zoti Ahmetaj respektoni këtë komision.