Prapaskena

Inceneratorët/ Basha: Si ua merr mendja, a mundet sekretari i kryeministrit të firmosë 17 akte për 1 ditë pa e ditur vetë Rama?

Publikuar: 20/02/2022

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat ditën e sotme ku ka folur mbi çështjen e Inceneratorëve. Gjatë fjalës së tij Basha tha se kjo ishte jo vetëm korruptive por vjedhja më e madhe e shekullit e kryer nga një qeveri.

Ndër të tjera kryedemokrati nuk la pa sulmuar kryeministrin Edi Rama duke thënë se nuk ekzistonte asnjë mundësi që këto veprime dhe 17 akte të miratoheshin brenda nëj dite pa dijeninë e këtij të fundit. Basha tha se Rama ishte kreu i kësaj afere ku sipas tij janë grabitur 430 milionë euro.

Kryetari i PD, Lulzim Basha: Shqiptarët e dinë fort mirë se për të marrë një letër nga ky shtet të vërdallisin me javë për gjënë më të thjeshtë, më ordinere. Po ashtu kanë parë javën e kaluar në komisionin hetimor sesi zyrtarë të shtetit nuk japin dot shpjegim sesi 23 milion euro janë dhënë pa asnjë dokument. Unë e di se shumica e shqiptarëve nuk janë biznesmenë.

Një kryefamiljar shikon 2 apo 3 vende për të marrë tulla apo llaç se diku do e shohë më lirë se dikur tjetër, po ashtu edhe një shtëpiake të njëjtën gjë bën për punët e shtëpisë. Këta me paratë tuaja brenda një dite kanë bërë 17 akte shtetërore. Këta për 1 ditë kanë bërë 17 akte zyrtare, kanë hapur ofertat, kanë përcaktuar fituesit, kanë bërë gati paratë dhe u kanë dhënë 23 milionë euro paradhënie njërës prej kompanive me zero përvojë për atë punë.

Kur dëgjoni këto fakte, çfarë ere ju vjen? Për ditë dhe javë me rradhë ju sjellin vërdallë për një letër sado mediokër, ndërsa këta për 1 ditë firmosin 17 akte dhe u japin 23 milionë euro paradhënie, paratë tuaja. Kjo vjen era vjedhje e pastërt, se duket sikur e nderon kur e quan korrupsion. Kush ka fimrosur? Ëngjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm i kryeministrit. Tani pyetja e dytë? A ka mundësi në këtë Shqipëri me këtë lloj kryeministri, që të bëhen plot 17 akte brenda një dite dhe Agjensia e Prokurimeve Publike të mos dijë asgjë,, po që ky sekretari Ëngjëll Agaçi të firmosë këto 17 akte pa e ditur kryeministri?



Më të lexuarat