Prapaskena

Dokumenti/ Klodian Zoto paguan veten 230 mln lekë për këshilla mbi inceneratorët

Publikuar: 20/02/2022

Disa dite ne pare,komisioni Hetimor për Inceneratorët ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me aktivitetin e inceneratorit të Fierit, sipas sipas deputetëve të djathtë pronari real i tij, Klodian Zoto ka krijuar një mori firmash guackë duke paguar veten me fondet e marra nga taksapaguesit shqiptarë për konsulta sërish ndaj vetes. Në dokumentet që ka hasur Komisioni Hetimor për Inceneratorët shihet një tabelë e gjatë pagesash nga ndaj kompanisë “Zoto Consulting”, të cilat kapin një shumë prej 230 milion lekësh.

Dokumnetet tregojne se kompania “IT Waste Tretament Fier” ka paguar thuajse çdo muaj nga 500 mijë lekë kompaninë “Zoto Consulting” që prej vitit 2017. Në total kompania “IT Waste Tretament Fier” i ka transferuar kompanisë “Zoto Consulting”, të dyja në pronësi të Klodian Zotos, plotë 230 milion lekë pa TVSH.

SPAK ka përfunduar tashmë hetimet për inceneratorin e Elbasanit duke arrestuar Lefter Kokën, ndrësa ka shpallur në kërkim Stela Gugalljan dhe Klodian Zoton me argumentin se kanë përfituar shuma të mëdha parash përmes korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Sipas SPAK, kompania “Albtek Energy” i ka transferuar disa kompanive në pronësi të Kokës dhe të Zotos shuma të mëdha parash për punë dhe shërbime të pakryera.



Më të lexuarat