Një 72 vjeccare nga Korça, ka humbur kontaktet prej 8 ditësh me familjarët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga burime kofidenciale, 72 vjeccarja me iniciale H.Q. është larguar nga banesa në datën 11 Shkurt, ndërsa bashkëshorti ka denoncuar në komisariatin e Korccës një ditë më pas.
Dyshimet e familjarëve janë se ajo është mbytur në ujërat e liqenit të Pogradecit, pasi nga informacionet e marra prej tyre, kjo shtetase është futur në liqenin e Pogradecit dhe nuk është parë më të dalë prej tij.
Ky dyshim nuk konfirmohet nga policia pasi deri më tani nuk ka asnjë fakt që vërteton këtë hipotezë. Policia e Korccës në bashkëpunim me atë te Pogradecit, po hetojnë për rastin në fjalë. Efektivët po bëjnë kërkime në të afërmit, rrethi shoqëror, duke marrë edhe deklarimet e të njohurve të 72 vjeccares por ende asnjë rezultat.