Prapaskena

Shiste cigare të markave të shtrenjta pa pullë fiskale në kazino e lokale në Tiranë, arrestohet ‘qerosi’! Nën hetim edhe dy persona të tjerë

Publikuar: 19/02/2022

Një person ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet se shiste paketa të markave të shtrenjta pa pullë fiskale në kazino e lokale në Tiranë.

Mësohet se në pranga ka rënë Besnik Gërmenji, 40 vjeç nga Tirana, me pseudonimin ‘qerosi’, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë edhe dy perona të tjerë, D. G., 30 vjeçe, dhe P. M., 64 vjeç.

Gërmenji pasi siguronte cigare kontrabanë, i shiste ato në pika të ndryshme dhe transportin e tyre, e kryente shtetasja D. G.
Gjatë kontrollit të banesës së Gërmenjit u gjetën dhe sekuestruan 200 steka me cigare të llojeve të ndryshme. Ai akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore të akcizës”, “Tregtimi dhe tansportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, i dënuar më parë po për këto vepra penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Më të lexuarat