Mbrëmjen e djeshme në natën finale të “Big Brother VIP” të gjithë janë kujdesur që të kenë paraqitjen më elegante, por padiskutim vëmendja e publikut ka qenë edhe mbi moderatoren Arbana Osmani.
Teksa të gjithë ish-konkurrentët janë bërë pjesë e studios me një ‘look’ perfekt, ajo që na ka bërë më shumë përshtypje ka qenë edhe pamja e moderatores Arbana Osmani.
E veshur me një kostum të kuq plot elegancë e me një varëse mahnitëse, është zbuluar se sa kushtuar ky ‘look’.Ajo ka zgjedhur kostumin Alexander McQueen që ka kushtuar plot 5050 dollarë, ndërkohë që varësja në formë gjarpri Roberto Coin kishte vlerën prej 10.500 dollarë.
Arbana zbuloi live në finalen e Big Brother VIP se këtë spektakël e ka prezantuar së bashku me fëmijën që po pret. “Këtë vit BB e kemi prezantuar 2”, u shpreh ajo.Lajmi u prit me duartrokitje dhe shumë emocion nga të gjithë. Ky do të jetë fëmija i tretë për moderatoren e njohur dhe i dyti me partnerin e saj Eduart Grishaj, me të cilin është e dashuruar prej kohësh.