Prapaskena

Plas keq në emision, gazetari godet deputetin ukrainas pro-rus

Publikuar: 19/02/2022

Rrënjët e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës janë të thella. Situata mes dy shteteve vijon të jetë e tensionuar dhe kjo duket në çdo rast. Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një emision televiziv në Ukrainë ku pati përplasje mes gazetarit ukrainas Yuriy Butusov dhe deputetit ukrainas pro-rus Nestor Shufrych.

Në videon që ilustrohet edhe në vijim shihet që gazetari godet deputetin, gjatë një momenti që ky i fundit po prezantonte historinë e Rusisë, ndërsa fliste edhe për mbështetjen e presidentit rus Vladimir Putin.

Të pranishmit u munduan që t’i ndanin, gjë që u arrit pas shumë përpjekjeve.

 



Më të lexuarat