Prapaskena

“Mashtroi se do prezantonte Sanremon”, reagon Antonela dhe nxjerr ‘provat e forta’

Publikuar: 19/02/2022

Para pak ditësh lajmi se Antonela do prezantonte festivalin e njohur “Sanremo” bëri xhiron e mediave dhe të gjithë mezi prisnin ta shihnin në skenën e madhe të “Ariston”.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë dhe ishte Kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali ai që tregoi se ky lajm ka qenë një mashtrim i madh. Ai shkoi edhe më tej duke thënë se ka qenë vetëm një media italine që e ka postuar lajmin dhe më pas ky lajm është fshirë.

Sipas tij ky portal mund të jetë paguar nga Antonela për publikimin e një lajmi të tillë, pasi askush nuk e ka parë askund Antonelën si prezantuese të një eventi kaq të madh.

Ditën e sotme Antonela në InstaStory ka treguar versionin e saj në lidhje me këtë ngjarje dhe ka akuzuar Cukalin se po gënjen pasi ajo ka prova se ka qenë në “Sanremo” por jo në skenën e madhe të “Ariston”.

Ajo ka treguar se në Sanremo nuk ishte për të prezantuar festivalin e madh në “Ariston”, por ishte “kumbara” e programacionit të ditës, duke marrë në intervistë pjesëmarrësit. Ajo tha se në “Ariston” nuk mund të ishte pasi kishte vetëm dy javë që kishte dalë nga shtëpia e Big Brother Vip dhe që i duheshin shumë përgatitje për ta bërë diçka të tillë.

Sipas saj këto intervista që ajo ka realizuar kanë qenë gjatë ditës dhe ka prova se e ka bërë diçka të tillë duke iu treguar ndjekësve të saj “screenshots” nga përgatitja për inervistat dhe veshjet e saj shumëngjyrëshe.Antonela ka treguar sërish “screenshots” nga mediat italiane që kishin publikuar lajmin se ajo do ishte në Sanremo.

Më tej ajo ka akuzuar Cukalin se ka gënjyer në versionin e tij pasi sipas saj ai e ka ftuar në emisionin e tij dhe Antonela duke ditur se është shumë e zënë me botën e televizionit dhe jo vetëm nuk ka pranuar të shkojë. Ajo tha se gjithçka e thënë prej tij është thjesht për të bërë lajme për klikime.



Më të lexuarat