Pasuria e deklaruar nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nga viti 2003 deri në shtator të vitit 2021, besohet se është vetëm 1 % të pasurisë reale të tyre, të cilën dyshohet se e kanë fshehur në parajsa fiskale; kanë investuar në pasuri të paluajtshme në Angli si dhe shumë pasuri të tjera i ka kaluar në emër të miqve të besuar. Referuar disa mesazheve të koduara, indicieve dhe informacioneve konfidenciale, dyshohet se Ilir Meta, një pjesë të parave të korrupsionit, floririt dhe bizhuterive i ka fshehur në Gjirin e Lalzit, i cili është blinduar me roje të shumta dhe kamera si të ishte një bazë me armë bërthamore. Dhjetëra milionë euro dhe bizhuteri dyshohet se janë fshehur në një bunker nëntokësor në oborrin e vilës së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Gjirin e Lalzit.
Dhe këto dyshime e kanë një bazë.
Në prill të vitit 2021, Lefter Koka, dikur një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, tha se ky i fundit ka fshehur disa arka në bahçe. “Ik tani dhe mbyllu në kafazin tënd në Lalëz dhe mos fli natën, që të ruash arkat që ke fshehur në bahçe! Pis burrë!”, u shpreh Koka.
Disa ish drejtorë të LSI kanë treguar me detaje për çantat me para korrupsioni që i dërgonin çdo muaj Monika Kryemadhit nga viti 2009 deri në vitin 2017. Paratë e korrupsionit jo të gjitha janë dërguar jashtë vendit.
Sali Berisha, Spartak Braho dhe Dritan Prifti, tre njerëzit që e kanë njohur më mirë Ilir Metën, e kanë akuzuar për vjedhjen dhe fshehjen e thesarit të shtetit, si kokën e pastrimit të parave.
Përveç akuzave dhe indicieve, ka edhe prova flagrante. Në video skandalin me Dritan Prifti, Ilir Meta shfaqet ashtu siç është në të vërtetë, një matrapaz, por që flet për shifra të mëdha, 700 mijë euro vetëm për një aferë.
Nga disa mesazhe të publikuara, Meta i kërkonte Kastriot Ismailajt të aferës CEZ-DIA, 200 deri në 300 mijë euro dorën.
Nga ana tjetër, vitet e fundit, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, përveç rojeve dhe sistemeve të sigurisë, kanë vendosur tek vila në Gjirin e Lalzit, edhe familjarët e tyre, për shkak të frikës së ndonjë tradhtie të brendshme për vjedhjen e parave dhe floririt që dyshohet se kanë fshehur në oborr./Pamfleti